Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, ka informuar IHMK./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button