Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Ndërkaq sipas IHK temperaturat do të lëvizin minimalja nga 13 deri në 16 gradë celsius ndërsa maksimalja 27 deri në 31 gradë celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?