Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Back to top button