Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë vende – vende do të shoqërohen me reshje lokale të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, kurse në fushat barike mbetemi nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10 m/s.