Parashikimi i motit për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku nga mëngjesi i vonshëm dhe orëve të pasdites, pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Në zona të caktuara priten stuhi të fuqishme.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 70 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30 gradë.

Gjatë kohës me të reshura e stuhi, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. /MeteoKosova

Back to top button