Parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë edhe sot do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ku ato do të sillen mes 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet për 2-3 gradë parashihen të kenë ulje. Ato do të sillen mes 31 dhe 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button