Parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët në vazhdim

 
Moti në Kosovë, në ditët e fundjavës mbeti tutje jostabil. Në orët e pasdites priten rrebeshe shiu, por edhe bubullima.
Kurse, sipas Prishtina Weather, nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi.
“Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët. Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë. Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare”, u bë e ditur në njoftim.
13.06 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime.
14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
15.06 – Vranësira dhe intervale me diell.
16.06 – Vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.
Era do të fryjë mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Back to top button