Vritet një person në Rahovec, arrestohet i dyshuari

 
Një person nga fshati Sopniq i Rahovecit ka vdekur pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
I dyshuari për vrasje është arrestuar nga Policia e Kosovës. Dyshohet se palët janë familjar në mes vete.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq KK Rahovec ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurese. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjar në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka njoftuar Xhurkaj./21Media

Back to top button