Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Mot i vranët

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët me temperatura që do të lëvizin në mes -3 e 6 gradë Celsius.

Edhe nesër pritet të kemi mot pjesërisht të vranët. Në orët e pasditës, vranësirat mund të jenë më të theksuara dhe mund të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 0 e 8 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Mot pjesërisht i vranët pritet të mbajë edhe gjatë fundjavës. Në pjesën e parë të ditës vranësirat mund të jenë ca më të theksuara, kurse në lugina mund të ketë mjegull. Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 1 e 2 gradë Celsius, kurse ato maksimale ne mes 9 e 10 gradë Celsius./21Media

Back to top button