Parashikimi i motit për sot dhe nesër

 

Meteorologët për sot në Kosovë parashohin mot kryesisht të vranët dhe kohë pas kohe do të ketë reshje shqote, të cilat më të theksuara mund të jenë në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të sillen në mes -4 e 3 gradë Celsius.

Edhe neser, parashihet të mbajë mot i vranët, mirëpo gjasat për reshje do të jenë të vogla. Temperaturat do të sheënojnë rënie, ato do të sillen në mes -7 e 0 gradë Celsius.

Fushat me presion të ulët atmosferik edhe më tej po veprojnë mbi rajonin tonë, kështu, në ditët në vijim, pritet të kemi mot me vranësira, të cilat here pas here mund të sjellin reshje shiu, por edhe reshje bore. Temperaturat minimale do të sillen në mes -5 e 0 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 3 e 8 gradë Celsius./21Media 

Back to top button