E hënë, dita e parë e javës së re e meteorologët parashohin një ditë me mot pjesërisht të vranët, me temperatura që do të sillen në mes 13 e 26 gradë Celsius.

Nesër, pritet të ketë më pak vranësira e edhe temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të lëvizin në mes 14 e 28 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, në ditët vijuese te kësaj jave parashihet të kemi mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e mëngjesit do te sillen në mes 14 e 16 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 28 e 30 gradë Celsius./21Media