Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

 
Ditën e mërkurë, në Shqipëri parashikohet të qarkullojnë masa ajrore të ftohta në orët e mëngjesit.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në të dendura në orët e mbrëmjes. Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, do të ketë prani të mjegullës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja me shpejtësi 2 deri 8 m/sek. Hera-herës, përgjatë bregdetit dhe zonave luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 8°C, në zona e ulëta 3 deri 16°C, në zona bregdetare 4 deri 16°C.

Back to top button