Parashikimi i motit
Temperaturat sot do të lëvizin në mes 11 e 24 gradë celsius
Mbi rajonin tonë, tashmë po veprojnë fusha ajrore me presion të ulët atmosferik dhe njëherasi edhe masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu, kështu sot parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe çaste me diell.
Nesër, në ditën e parë të fundjavës, por edhe të dielën pritet të kemi mot jostabil, me vranësira të pjesshme që mund të përcjellën edhe me bubullimë dhe me momente me diell. Temperaturat do të sillën në mes 9 e 24 gradë celsius.
Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike edhe në pjesën e parë të javës si ardhshme pritet të mbajë mot jostabil, vranësirat do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të ditës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?