Parashikimi i motit për fundjavë – RTV21

Fundjavë me mot të ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të fundjavës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe zbrazje elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s./21Media

Back to top button