Parashutistët rusë sulmojnë Kharkivin

Parashutistët rusë kanë zbarkuar në qytetin verilindor të Kharkiv dhe kanë sulmuar një nga spitalet ushtarake të qytetit, sipas Agjencisë së Pavarur të Informacionit të Ukrainës dhe zyrtarëve ushtarakë ukrainas.
Ushtria e Ukrainës më vonë ka konfirmuar raportet se parashutistët rusë kishin zbritur në Kharkiv në një përpjekje për të marrë qytetin.
Sipas ushtrisë ukrainase, sulmi ajror filloi pikërisht kur sirenat e sulmit ajror kishin filluar të tingëllonin në Kharkiv dhe rajonin përreth.
Deklarata shton se trupat ruse sulmuan një spital ushtarak rajonal dhe se luftimet po vazhdojnë.
Shefi i policisë së rajonit të Kharkiv, Volodymyr Tymoshko u tha gazetarëve të mërkurën se nuk ka të vrarë.
“Aktualisht situata pranë spitalit është nën kontroll, siguria është forcuar”, tha ai, sipas mediave ukrainase.
Të martën, një raketë goditi selinë e qeverisë lokale të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës rreth orës 08:00 me orën lokale, duke djegur makina dhe ndërtesa aty pranë. Një tjetër sulm ndodhi më vonë të martën në një nga lagjet e banimit të Kharkiv. Presidenti ukrainas Zelensky më vonë e quajti sulmin një krim lufte.
Të paktën 17 persona u vranë në Kharkiv të martën dhe dhjetëra u plagosën, sipas zyrtarëve të emergjencës.
Disa ekspertë kanë thënë se sulmet e artilerisë mbi komunitetet e banuara mund të jenë një përpjekje e Rusisë për të dobësuar vendosmërinë e Ukrainës për të luftuar./21Media

Back to top button