“Parësore arritja e një marrëveshje me Serbinë”, Ibrahimi: Trazirat – mesazh negativ te partnerët ndërkombëtarë të biznesit

(Lajm i përditësuar)


“Parësore arritja e një marrëveshje me Serbinë”, Ibrahimi: Trazirat – mesazh negativ te partnerët ndërkombëtarë të biznesit

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, në emisionin “Click” në RTV21 tha se është parësore që Kosova të arrijë një marrëveshje me Serbinë, pasi që në mungesë të saj, sipas Ibrahimit, po dëmtohet Kosova.

Më tej ai tha se për çdo deklarim apo trazirë të vogël që ndodh, ata marrin telefonata nga partnerët ndërkombëtarë të biznesit.

“Pra, çfarë po ndodh, dhe kjo dërgon mesazhe negative te partnerët ekzistues dhe te ata që je duke negociuar. Pastaj, kjo ndikon edhe në mungesën e investimeve të huaja në Kosovë,” tha ai.


Ibrahimi: Kemi ushtarë amerikanë që ruajnë Kosovën, derisa gjysma e popullit e shan Amerikën

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, në emisionin “Click” në RTV21 tha se ka filluar ndërtimi i një rendi të ri botëror, ku SHBA do të ketë një rol tjetër.

“Jo atë rolin e umbrellës së sigurisë pa marrë diçka prapa, por për çdo shpërbim që do të vijë nga SHBA, do të kërkohet që të paguhet diçka. Këtë e kemi të qartë nga Trump. Ne kemi këtu ushtarë amerikanë, të cilët e sigurojnë sigurinë e Kosovës, ndërkohë gjysmën e popullit të Kosovës e kemi që e shan Amerikën ditë e natë. Pse duhet një prind amerikan ta dërgojë fëmijën e tij ta ruajë Kosovën, ndërsa ti çohesh dhe e shan presidentin?” u shpreh ai.


Ibrahimi: Tarifa 10% e SHBA-së ndaj Kosovës nuk sjell ndryshim të madh

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave.

Ai tha se një gjë e tillë do të ketë një shok të madh në ekonominë botërore. Derisa shtoi se për Kosovën, 10% e vendosjes së tarifave nuk do të ketë ndryshim të madh.

“Sepse, nëse shohim eksportet e Kosovës drejt SHBA-së, ato kanë rënë. Tani kemi rreth 40 milionë në 2022-2023, ndërsa në vitin 130 milionë… por politikat ekonomike që po i shohim nëpër botë do të kenë ndikime të mëdha në ekonominë tonë, dhe mungesa e një politike të duhur rreth çështjeve ekonomike do të ketë një ndikim të madh, sepse mungesa e qeverisë ka ndikime më të mëdha,” tha ai./21Media

Back to top button