Parker vdiq duke dëgjuar këngën “Live Forever”

Tom Parker i The Wanted ka vdekur në moshën 33 vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit në tru.
Në tetor të vitit 2020, këngëtari kishte bërë të ditur se kishte një tumor të paoperueshëm.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ndërkaq tanimë kanë dhënë më shumë detaje të minutave të fundit të Parker.
Sipas tyre, ai vdiq pranë familjes duke dëgjuar këngën “Live Forever”, pasi kjo është mënyra si dëshironte ai të njihej.
“Tomi me të vërtetë do të jetojë përgjithmonë me muzikën e tij, te fëmijët e fansat e tij”, thanë familjarët.
33 vjeçari la mbrapa gruan Kelsey dhe fëmijët Aurelia dhe Bodhi./21Media

Back to top button