Parkoi automjetin në trotuar, gjobitet qytetari në Ferizaj

 
Policia e Kosovës ka gjobitur një qytetar në Ferizaj, i cili parkoi automjetin e tij në trotuar.
“Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili automjetin e tij të udhëtarëve e parkoi në trotuar në një rrugë në Ferizaj”, ka njoftuar Policia.
Sipas policisë, kjo informatë është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
“Policia, e ftoi qytetarin S.T (M/K) 44 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, njoftoi Policia.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka inkurajuar qytetarët, si në këtë rast dhe ftuar qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Bëhet e ditur se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë./21Media

Back to top button