Parlamenti i Evropës dëshiron suspendimin e bisedimeve me Turqinë!

Iniciativa e PE-së

Parlamenti i Evropës kërkoi sot që bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian të suspendohen, nëse Ankaraja zbaton ndryshimet kushtetuese, për të cilat qytetarët turqë u shprehën në referendumin që u zhvillua në prill, ndryshime këto të cilat zgjerojnë kompetencat e Presidentit Rexhep  Erdogan.

Parlamenti i Evropës, i cili ka ndikim të kufizuar sa i përket çështjes së anëtarësimit të Turqisë në union, nuk hoqi dorë nga propozimi për ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë, në shkëmbim të bashkëpunimit në fushat tjera.

Ministri turk për çështje të Bashkimit Evropian, Omer Çelik, deklaroi më herët se Ankaraja refuzon çfarëdo propozimi për ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësim në union, në shkëmbim të bashkëpunimit të fuqishëm në fushat tjera.

Sipas tij, votimi në Parlamentin e Evropës për suspendimin e bisedave për anëtarësimin e Turqisë në union në histori do të mbetet i shënuar si një gabim i tmerrshëm. Çelik priti në Ankara komisarin evropian për zgjerim, Johanes Hanin, vetëm disa orë para votimit në Parlamentin e Evropës.

Turqia statusin e kandidatit për anëtarësim e gëzon që nga viti 1999, ndërsa bisdat për anëtarësim në Bashkimin Evropian i ka filluar në vitin 2005./21Media

Back to top button