Mbytë gruan duke e hedhur nga dritarja

I dyshuari  i shpëton burgimit të përjetshëm

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri pranoi gjykimin e shkurtuar për 52-vjeçarin nga Fieri F.R, pasi ky i fundit u shfaq i penduar në sallën e gjyqit.

Ruko i shpëtoi kështu burgimit të përjetshëm pasi pranoi para gjykatës krimin duke kërkuar aplikimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë të cilën ia mbështeti edhe avokati mbrojtës me arsyetimin ligjor. Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, seance u shty për t’i lënë kohë prokurorit të përgatisë konkluzionet përfundimtare.

F.R vrau dhjetorin e vitit të kaluar bashkëshorten e tij L. R, ku në debat e sipër e hodhi atë nga dritarja e banesës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Back to top button