Parlamenti Evropian miraton rezolutën që e shpall Rusinë “spozorizuese të terrorizmit”

Parlamenti Evropian e ka shpallur Rusinë “shtet terrorist” për aktet “brutale dhe çnjerëzore” të shkaktuara ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj që nga fillimi i pushtimit.

“Sulmet dhe mizoritë e qëllimshme të kryera nga Federata Ruse kundër popullsisë civile të Ukrainës, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar përbëjnë akte terrori kundër popullsisë ukrainase dhe përbëjnë krime lufte”,  thanë eurodeputetët në një rezolutë jodetyruese, por simbolike.

“Në dritën e sipër, (Parlamenti Evropian) e njeh Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit dhe si një shtet që përdor mjetet e terrorizmit”, vazhdon deklarata, raporton Euronews.

Rezoluta e formuluar fuqishëm u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën pasdite me 494 vota pro, 58 kundër dhe 44 abstenime, gjatë seancës plenare mujore në Strasburg.

Teksti bashkoi tre rezoluta të ndryshme të paraqitura nga Partia Popullore Evropiane, Renew Europe dhe grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR). /21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button