Parlamenti i Bullgarisë hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së VETO- për Maqedoninë e Veriut.
Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze.
Kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se, Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të Këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”.
Tashmë propozimi duhet të pranohet nga Këshilli i Ministrave, i cili do ta dërgojë në Bruksel./21Media

Back to top button