Parlamenti Studentor me aksion simbolik para rektoratit, ankohet për kushte

Një aksion simbolik është organizuar nga Parlamenti Studentor, para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, përmes të cilit ka kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre lidhur me aktivizimin e Fakultetit të Bujqësisë si dhe me renovimin e bibliotekave të njësive akademike.

Këto kërkesa studentët i kanë parashtruar tashmë gati një vit tek këshilli drejtues dhe tek menaxhmenti i rektoratit.

Kryetari i parlamentit studentor, Çlirim Hoti tha se nuk është marrë askush për të plotësuar kushtet elementare për studim.

Ai tha se ka humbur fokusi dhe interesimi për plotësimin e kërkesave të studentëve nga organet drejtuese.

Hoti tha se dyshojnë edhe për manipulime në konkurset e fundit në Fakultetin Juridikut.

Po ashtu, kryetari i Parlamentit të Studentëve theksoi se nëse vazhdojnë të mos plotësohen kushtet për studim me liberalizimin e vizave shumë studentë do të lëshojnë vendin.

Back to top button