“Parregullsi dhe shkelje masive ”, aktivisti largohet nga LVV-ja

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë Besart Isufi ka bërë të ditur se është larguar nga kjo parti.

Ai një ndër arsyet e largimi e ka përmendur “parregullsitë e vazhdushme dhe shkeljet e drejtësisë ndaj aktivistëve për 4 vite me radhë e sidomos në konkursin e fundit për infermieri më kanë shtyrë te mos hesht më.”

Isufi ka thënë se janë bërë shkleje të rënda në konkusiin për infermierë, duke përjashtuar aplikantë me merita të larta, përfshirë motrën e tij me mesatare 9.4, ndërsa të pranuar janë persona të afërt me bashkëpunëtorët dhe ekipit të kryetarit Kadri Rahmiaj.

 

Back to top button