Osmani priti në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
Përmes një njoftimi presidenca tha se në takim Osmani theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike. /21Media