Partia anti-imigracion me lider të ri
Të shtunën u zgjodhë lideri i partisë së djathtë
Partia e Finlandezëve të Vërtetë (e djathta anti-imigracion) zgjodhi sot liderin e saj, Jussi-Halla-aho, një euroskeptik me një linjë të ashpër ndaj imigracionit, që mund të vërë në pikëpyetje pjesëmarrjen e partisë në qeverinë e koalicionit.
Jussi Halla-aho, 46 vjeç i dënuar më parë për deklarata kundër islamit, zëvendësoi udhëheqësin e partisë, Timo Soini liderin historik konsideruar si më i moderuar, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme.