Partia Demokratike Turke kërkon një ministri në Qeverinë Kurti

 

Pas takimit me kandidatin për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke (KDTP), ka deklaruar se do të qëndrojnë në sallë për formimin e institucioneve. Megjithatë nuk kanë treguar nëse do të votojnë pro Qeverisë Kurti. Ata kërkojnë që të kenë një Ministri brenda Qeverisë së re. Presin përgjigje deri të premten.

“Deri tani nuk kemi qit kërkesa jo kushte. Do të vazhdojnë bisedat për krijimin e qeverisë Kurti. votat tona dhe qëndrimet tona do të jenë në sallë. Nuk kemi vendos për votat për qeverinë a do të jenë po apo jo, do të qëndrojmë në sallë për presidentin”, tha Damka.

“Kemi parashtruar kërkesën që të kemi një ministri. Deri të premten do të presim përgjigje”, tha tutje ai.

Partia Demokratike Turke (KDTP) kanë fituar dy ulëse në Kuvendin e Kosovës nga rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë takuar Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke (KDTP). Ndërsa gjatë ditës, pritet të takojnë edhe parti tjera parlamentare të komuniteteve jo shumicë. Ndërkohë, nuk dihet a do të takojnë edhe përfaqësues të Listës Serbe./21Media

Back to top button