Dhuna në familje: Nëna dhe djali në strehimore, e burri në liri

 

Rastet e dhunës në familje nuk janë të rralla. Një tjetër rast ka ndodhur 6 ditë më parë, në Prishtinë, rreth orës 13:30, ku burri ka sulmuar gruan dhe djalin e tyre 8 vjeçar. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Gjendja e tyre është stabile, nëna së bashku me djalin e saj, është dërguar në qendrën e strehimit për shkaqe sigurie.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button