Partia e Drejtësisë i tha po PDK-së

Partia e Drejtësisë garon me pesë kandidatë

Partia e Drejtësisë mbajti Kuvendin e Rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues. Në  Kuvend të Punës, u determinuan problemet dhe sfidat me të cilat u ballafaqua partia gjatë një viti.

“Për Partinë e Drejtësisë, ky Kuvend ishte me rëndësi të veçantë për faktin se duhej të azhurnohen ndryshimet në strukturën udhëheqëse të partisë konform kërkesës së KQZ-së dhe të aprovohen rezultatet e kuvendeve të jashtëzakonshme në 7 degë”, thuhet në njoftimin e Partisë së Drejtësisë.

Pas Kuvendit të Punës, Partia vazhdoi punën me Këshillin Drejtues, ku unanimisht mori këto vendime: – Ndryshimin në përbërjen e re të Kryesisë. – Shkarkimin nga udhëheqja e disa anëtarëve të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statutore. – Votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë.

Ndërsa lista për deputet nga radhët e PD-së do të jenë: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka, Luljeta Kelmendi.

Sipas këtij njoftimi, Partia e Drejtësisë mori mbështetje të fuqishme nga anëtarësia e gjerë dhe u konstatua se partia është e gatshme të hy në zgjedhjet parlamentare./21Media

Back to top button