AAK bën koalicion me dy parti

PSDK dhe Ballin Kombëtar të Kosovës i bashkohen AAK-së

Subjekti politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se sot ka arritur  marrëveshje koalicioni me dy parti për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas një njoftimi AAK, sot ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës.

“Akti i nënshkrimit është bërë në Selinë e AAK-së në Prishtinë, nga Kryetari Ramush Haradinaj dhe kryetarët respektivë të këtyre dy partive, Bajram Kelmendi dhe Selman Berisha”, thuhet në njoftimin e partisë./21Media

Back to top button