Kaloni te përmbajtja kryesore

Partia e presidentit Macron siguron shumicën absolute

Republikanët (të djathtë) dhe aleatët e tyre të qendrës morën nga 97 deri 130 vende

Presidenti Emmanuel Macron arriti të siguronte një shumicë dërrmuese në Asamblenë kombëtare, duke lënë pas partitë e tjera dhe duke i dhënë vetes liri të plotë për çuar më tej reformat, gjatë një procesi votimi të karakterizuar nga një shkallë abstenimi e paprecedentë.

Sipas vlerësimeve të disa instituteve të bëra publike në orën18:00 GMT, kur mbyllen qendrat e votimit, partia e presidentit “Republika në marshim” (REM) dhe aleati i saj MoDem fituan 355 deri 425 deputetë nga 557 gjithsej, dukshëm shumë më tepër se shumica absolute prej 289 vendesh.

I panjohur deri para tre vjetsh, i zgjedhur president në moshën 39 vjec përballl peshave të rënda të politikës, kryetari më i ri i shtetit që ka njohur Franca e fitoi sfidën: të kontrollonte Asamblenë kombëtare për ndërmarrjen e reformave delikate me frymë social liberale dhe të forcojë pozitionin e tij në nivel evropian.

Por, nëse fitorja është shumë e thellë, abstenimi, që mendohet ta kalojë shifrn 56%, sipas disa instituteve, ka arritur rekorde të reja për zgjedhjet e përgjithshme. Kjo mund të shpjegohej me disa faktorë: fitorja e njoftuar e partisë presidenciale, një maratonë e gjatë elektorale e filluar në tetor me zgjedhjet paraprake të së djathtës, një neglizhencë në rritje për sa i përket politikës.

Republikanët (të djathtë) dhe aleatët e tyre të qendrës morën nga 97 deri 130 vende

Në kampin e të majtëve, Partia Socialiste, e cila kontrollonte gjysmën e Asamblesë së deritanishme, arriti të merrte vetëm 46 deri 50 deputetë, më tepër se sa e Majta Radikale e cila mori 28 deri 30 vende.

Partia e ekstremit të djathtë francez siguroi katër deri tetë vende, kundrejt dy vendeve që mori në vitin 2012 dhe kryetarja e saj, Marine Le Pen, deputete evropiane, do të hyjë për herë të parë në Asamblenë kombëtare të Francës, pas përpjekjes së dështuar të vitit 2012.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button