Donald Trump kalon testin e Georgias

Donald Trump kalon testin e Georgias

Republikanët triumfuan në zgjedhjet e forta të këtij shteti, të konsideruara një referendum ndaj presidencës së miliarderit njujorkez.

Karen Handel e ruajti vendin e saj në Kongres me 53 për qind të votave, ndërsa rivali demokrat Jon Ossoff mori 47%.

Distrikti i gjashtë i Georgias është një vend tradicionalisht i sigurtë për republikanët, por demokratët shpresonin shumë që të përfitonin nga niveli i ulët i popullaritetit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, të dëshmuar nga sondazhet e fundit të opinionit.

Besohet se të shtënat e javës së kaluar në një fushë bejsbolli të Virxhinias, ku mbetën të plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe kongresmeni Steve Scalise, kanë qenë favorizuese për republikanët në këto votime.

Republikanët kanë arritur deri tani këtë vit të shmangin çdo humbje përballë demokratëve.