Subjektet politike propozojnë 22 tetorin për zgjedhjet komunale

Presidenti priti në takim konsulativ përfaqësuesit e subjekteve politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale 2017. Shumica e përfaqësuesve të subjekteve politike e propozuan 22 tetorin si datë të mundshme për t’i mbajtur zgjedhjet komunale njëherit të gjitha subjektet politike janë të një mendimi që zgjedhjet lokale të mbahen sa më shpejtë të jetë e mundur.

Valdete Daka nga KQZ tha se janë të përgatitur për t’i mbajtur zgjedhjet, njëherit rekomandoi që partitë politike të kenë parasysh që zgjedhjet do të mbahen në dimër dhe sipas saj është mirë që të mbahen më afër, po ashtu e përmendi edhe ndërrimin e orës si dhe faktin që partitë politike në zgjedhjet komunale zakonisht shkojnë në balotazh.

“Ftojë të gjithë partitë politike ta vazhdojnë traditën e zgjedhjeve dhe ta përmirësojmë imazhin e Kosovës në mbarvajtjen e zgjedhjeve”, u shpreh Daka.

Uran Ismaili nga PDK tha se janë në pajtim për çdo afat që do të jetë brenda ligjit dhe brenda kushtetutës.

Smajl Kurteshi nga Vetëvendosja propozoi që zgjedhjet të mbahen më 22 tetor, Kurteshi po ashtu i sugjeroi Valdete Dakës që në zgjedhjet lokale qytetarët të mësohen më shumë për të votuar pasi që tha se në zgjedhjet e kaluara pati shumë vota të pavlefshme.

Po ashtu Agim Bahtiri nga AKR- propozoi 22 tetorin për t’i mbajtur zgjedhjet për siç tha ai arsye të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më herët që është e mundshme.

Ismet Beqiri nga LDK tha se pasi data e parë sipas afatit ligjor është 22 tetor janë dakord për këtë datë.

Pal Lekaj nga AAK tha se mendojnë që zgjedhje lokale duhet të mbahen brenda afatit kushtetues dhe data të jetë sa më e hershme.

Valdete Bajrami nga NISMA për Kosovën tha se data optimale do të ishte 22 tetori apo eventualisht data 29 por jo të tejkalohen datat që parashihen me kushtetutë.

Nga Lista Serbe po ashtu u pajtuan që 22 tetori të jetë data në të cilën do të mbahen zgjedhjet.

Presidenti Thaçi falënderoi përfaqësuesit e subjekteve politike si dhe Valdete Dakën njëherit u zotua se data do të jetë në afatin e rregullt ligjor dhe sa më herët që të jetë e mundshme. Ai tha se do t’i ketë parasysh propzimet e subjekteve politike./21Media

Back to top button