Hoti: ”Partia është interes”

Hoti tha se Gjykata Speciale duhet t’i frikësohet PDK-së

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti sonte në kuadër të emisionit argëtues ”Kojshia Show”, foli edhe për Gjykatën Speciale, me ç’rast tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk i frikësohet Gjykatës, por shtoi që ajo duhet t’i frikësohet PDK-së. Në lidhje me këtë, Hoti tha se do të dalim faqebardhë nga kjo situatë, shkruan rtv21.tv

Gjatë bisedës njëra nga pyetjet që iu bë atij, ishte se a shahen brenda PDK-së?, lidhur me këtë pyetje, Hoti duke qeshur u përgjigj që nuk shahen, derisa shtoi se koaliconi që kanë me partitë tjera nuk është i brishtë.

Hoti më tutje pohoi se partia është interes. Duke diskutuar me moderatorin e emisionit lidhur me këtë çështje, Hoti tha se partia është raport që lidhet me interes, derisa në fund tha se pajtohet plotësisht që partia është interes./21Media

 

Back to top button