Partia Fjala hapi fushatën në Prizren

Prezantohen tetë kandidatët për deputetë

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka prezantuar në Prizreni kandidatët e tij për deputetë.

Në këtë prezantim elektoral, Kelmendi ka deklaruar se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.

Kelmendi po ashtu tha se në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe tre prej tyre me aftësi të kufizuara, kategori kjo që është lënë anash dhe harruar krejtësisht.

Tutje kryetari i Fjalës, tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dal të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do i përfaqësojë ata./21Media

Back to top button