Partitë opozitare pajtohen që të protestojnë për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate është deklaruar për media pas takimit me përfaqësuesit e partive opozitare.
Ai ka thënë se janë dakorduar për bashkëpunim opozitar për një protestë tjetër kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
“Në kohën kur ne po flasim vendimi i ZRrE-së nuk është bërë publik. Çmimi i energjisë është rrit vetëm me tre rreshta. Ka pajtim që duhet të ketë protestë qytetare të përbashkët. Kemi dy ditë kohë që të dakordohemi për protestë. Njerëzit në protestë nuk janë njerëz të PSD-së, drejtuesit e partive duhet të jenë në valë të njëjtë me anëtarët e partisë”, ka thënë Molliqaj.
Tutje, kreu i PSD-së ka thënë se shpreson që presioni qytetarë do të shtyjë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, të marrin pjesë në protestë. Këto dy parti kanë refuzuar sot ftesën për takim./21Media

Back to top button