Partnerët e koalicionit pajtohen për votimin e buxhetit

Heshtin liderët pas takimit

Burime të RTV 21 brenda qeverisë së Kosovës,  bëjnë të ditur se në takimin e sotëm të liderëve të koalicionit qeverisës, PDK- AAK – NISMA- AKR, është arritur pajtueshmërisë për votimin e buxhetit në seancën e së shtunës.

Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës ka zgjatur rreth tri orë. Mediat nuk janë lejuar ta ndjekin këtë takim dhe as nuk ka pasur prononcime nga ana e liderëve pas takimit, përcjell rtv21.tv

Ndryshe, projektligji për buxhetin e këtij viti që parashihet të jetë 2.3 miliardë euro është votuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit në fund të vitit 2018.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se nëse nuk kalon buxheti në seancën e nesërme, atëherë në fund të muajit shkurt nuk mund të bëhet asnjë pagesë, përveç borxheve.

Në anën tjetër, partia opozitare PSD i kishte paraqitur pesë kushte kryeministrit Haradinaj për votimin e buxhetit. /21Media

Back to top button