“Partneritetin me miqtë ta ruajmë si sytë e ballit”

Pacolli ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi gjatë një takimi janë pajtuar për zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë në procesin integrues të Kosovës dhe liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët.

Në këtë takim është biseduar për proceset politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

“Kisha kënaqësinë të pres sot në zyrën time ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduam për proceset politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Me ambasadorin Sardi u dakorduam që të punojmë ngushtë për procesin integrues të Kosovës dhe liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët tanë. Miqësinë dhe partneritetin me miqtë tanë perëndimorë duhet t’i ruajmë si sytë e ballit”, thuhet në postimin e Pacollit./21Media

Back to top button