Thaçi telefonon Vuçiqin

Thaçi e ka uruar Vuçiqin për detyrën e re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka uruar për detyrën e re dhe po ashtu ata kanë biseduar edhe për marrëdhëniet Kosovë- Serbi.

“Diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, thuhet në postimin e Thaçit./21Media

Back to top button