Pas 13 shtatorit, zyrtarët publikë nuk do të mund të shkojnë në punë pa u vaksinuar
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bëri të ditur se pas 13 shtatorit, punonjësit e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në ambientet e punës.
“Pas datës 13 shtator, punonjësit e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në ambientet e punës. Kjo masë do të përfshijë edhe shumë sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, tha Vitia në konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku edhe u miratuan masat e reja./21Media