Pas 14 muajve, s’ka asnjë pacient me COVID-19 në mjekim intensiv në Gjilan

 

Komuna e Gjilanit sonte ka informuar se pas 14 muajve të ballafaqimit me COVID-19, në këtë komunë asnjë pacient nuk është i shtrirë në Mjekim Intensiv, në Spitalin e Përgjithshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. “Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në Mjekim Intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”./21Media

Back to top button