Pas 15 vjetësh, Starbucks tërhiqet nga tregu rus

Starbucks ka njoftuar se po tërhiqet nga tregu rus dhe nuk do të ketë më prani të markës atje, sipas njoftimit të fundit.
Kompania e kafesë ka bërë të ditur se ka 15 vjet që operon në Rusi dhe tani ka mbyllur 130 kafenetë e saj të licencuara në vend.
Starbucks i bashkohet kompanive të tjera si McDonald’s dhe Exxon Mobil për të hequr plotësisht biznesin nga Rusia.
Starbucks shtoi se do të “mbështesë” rreth 2,000 punëtorët në Rusi, duke përfshirë pagën për gjashtë muaj dhe ndihmën për partnerët për të kaluar në mundësi të reja jashtë Starbucks.
Kjo vjen pasi CEO i Starbucks Kevin Johnson bëri të ditur në mars se kishte pezulluar të gjithë aktivitetin e biznesit në Rusi, duke përfshirë dërgimin e të gjitha produkteve të Starbucks./21Media 

Back to top button