Pas 24 vitesh shërbim në uniformën e Ushtrisë, pensionohet Kolonel Afrim Veseli

Sot, me datë 21.02.2022 u pensionua Koloneli Afrim Veseli, pas 24 vitesh shërbim në uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Kolonel Afrim Veseli gjatë shërbimit të tij shumë vjeçar shërbeu në shumë pozita të larta në kuadër të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së.
Pas miratimit të ligjeve për FSK-në, në 2018, me ç’rast FSK mori detyra ushtarake në mbrotje të sovranitetit dhe rendit kushtetues, Kolonel Veseli shërbeu në kuadër të  Shtabit të Përgjithshëm të saj.
Kolonel Afrim Veseli është një ndër oficerët me të përkushtuar që ka pasur Forca e Sigurisë së Kosovës.
Kolonel Veseli realizoi projekte të mëdha për FSK dhe vendin, siç është projekti i Bazës më të madhe të FSK-së, Cerrnusha dhe projektin e ndertimit të obleliskut të Lirisë në kazermen Adem Jashari, një ndër më të bukurit në rajon e Ballkanit, pa shpenzuar asnjë cent të shtetit dhe të FSK-së, por me donacion nga jashtë, ashtu si shumë projektet të tilla që i kanë shërbyer edhe komunitetit, por edhe reputacionit të Forcës./21Media

Back to top button