Pas 5 muajsh lidhje me Taikan, Rita ka në plan martesën

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi kanë bërë të ditur se kanë në plan martesën.
Çifti filluan lidhjen në mars të këtij viti dhe siç duket nuk mendojnë të humbin aspak kohë sa i përket martesës.
U takuan në Australi për herë të parë dhe tani po jetojnë bashkë në Los Angeles, e që burime të TheSun bëjnë të ditur se lidhja mes tyre po bëhet më e fortë çdo ditë.
Sipas New Idea, Taika vazhdimisht i referohet Ritës “Grua” dhe flet rreth asaj se si ai do të jetë burri i parë dhe i fundit i Ritës.
Rita si me shaka ka thënë se ata do të martohen në një ceremoni të thjeshtë.
Kujtojmë se, Taika ka qenë i martuar kohë më parë me producenten Chelsea Winstanley, por ata u ndanë në vitin 2018, ndërkohë që Rita nuk ka qenë e martuar asnjëherë./21Media
 

Back to top button