Vdiq në moshën 80 vjeçare bateristi i “Rolling Stones”

Ka vdekur në moshën 80 vjeçare bateristi i “Rolling Stones”, Charlie Watts.
“Është pikëllim i madh të u tregojmë se ka vdekur më i dashuri ynë, Charlie Watts. Ai vdiq paqësisht sot në një spital në Londër, pranë vetës kishte tërë familjen”, thuhet në një njoftim.
Ishte i njohur si burri, babai dhe gjyshi më i mirë, e gjithashtu edhe një nga bateristët më të mirë të të gjitha kohërave.
Në njoftim po ashtu, u lutën të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes, si dhe të tregohen të mirëkuptueshëm në këto kohë të vështira për ta.
Watts ka qenë pjesë e “Rolling Stones” që nga viti 1963, ku iu bashkua në grup Mick Jagger, Keith Richards dhe Brian Jones./21Media

Back to top button