Pas 70 vjetëve, Llapashtica bëhet me shkollë të re
Veliu përuroi shkollën e re
Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës “Dituria” të fshatit Llapashticë e Poshtme të Podujevës sot kanë pasur ditë feste.
Më në fund ata kanë hyrë në shkollën e re, ndërtimi i së cilës ka filluar para disa vitesh. Shkolla e vjetër ishte ndërtuar para më shumë se 70 vjetëve.
Përurimin e shkollës së re nëntë vjeçare e ka bërë kryetari Agim Veliu.
Për të festuar hyrjen në ndërtesën e re të shkollës nxënësit kanë përgatitur një program festiv.