Mbyllet Qendra Shëndetësore dhe Njësia Administrative në Pezë

Pasojat e tërmetit

Peza nuk ka mbetur vetëm pa shkollë për fëmijët pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo rrezikon të mbetet dhe pa qendër shëndetësore dhe njësi administrative.

Qendra Shëndetësore në Pezë është mbyllur sot pasi ka dëmtim të mureve mbajtëse. Godina po inspektohet nga Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu.

Qendra Shëndetësore dykatëshe në Pezë është ndërtuar nga shteti në vitet 1978-1980 dhe nuk ka kate shtesë.

Kjo qendër do të qëndrojë e mbyllur deri në certifikimin dhe inspektimin e radhës.

Shiriti i perimetrit të sigurisë i është vendosur dhe godinës së Njësisë Administrative Pezë pasi ka dëmtime të suvasë jashtë dhe brenda. Dëmtimet rrezikojnë punonjësit dhe qytetarët që shkojnë për të marrë shërbime./oranews

Back to top button