Pas 8 vjetësh vjen në Kosovë, takon motrën që nuk e pa kurrë
Janë muajt kur mërgimtarët lënë vendet e tyre të qëndrimit dhe kthehen për pak kohë në vendlindje. Por, kësaj radhe është një rast më i veçantë, një mërgimtar i njohur për videot e tij në rrjetet sociale me emrin “Roki” ka ardhur në Kosovë pas 8 vjetësh.
Ekipi i RTV21 e priti “Rokun” në aeroportin “Adem Jashari“ ku pastaj shkuan te familjarët për surprizë.
Pasi takoi hallën e familjarët ai u takua edhe me motrën e vogël që nuk e kishte parë asnjherë, shkruan rtv21.tv.
“Kjo është motra e vogël, nuk e kam taku kurrë”, tha ai, teksa përqafuan njëri-tjetrin./21Media