Pas 9 muajsh të zhdukur, gjenden në Portugali dy fëmijët shqiptarë

Pas nëntë muajsh të zhdukur, dy fëmijët shqiptarë dhe babai i tyre, u gjetën në Portugali.
Ky i fundit u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha, 100 km larg Lisbonës pasi akuzohet për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”.
Policia Kombëtare e Portugalisë ka bërë të ditur se vëlla e motër të moshës 11 dhe 10 vjeç , të cilët jetonin në Gjermani dhe u raportuan të zhdukur nëntë muaj më parë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna e dy fëmijëve, paraqiti një ankesë civile janarin e kaluar, por në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve.
Ndërkohë që e njëjta, u detyrua të udhëtonte në Spanjë, ku u hap dhe një procedim penal.
Nëna e Kristian dhe Amantia, bëhet e ditur se ishte kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët./OraNews.tv

Back to top button