Pas Afganistanit, serbët pyesin a është Kosova në radhë?

Pak ditë pasi talibanët pushtuan Kabulin dhe afganistanët filluan të largohen nga vendi i tyre për të emigruar në vende tjera, një regjisor serb, i njohur si Boris Malagurski, ka postuar një fotografi në Tëitter, ku shihen helikopterë nga Vietnami dhe Afganistani, ka pyetur; A është Kosova në radhë?
Kjo siç duket është një fushatë për të nxit largimin e trupave amerikanë nga Kosova.

Ky postim nuk u prit fare mirë nga përdorues shqiptarë të Twitter.
Tutje, kujtojmë se, talebanët pushtuan qytetin lindor të Jalalabad pa luftë, duke fituar kontrollin e një prej autostradave kryesore të vendit. Ata gjithashtu pushtuan pikën kufitare pranë Torkham në kufirin me Pakistanin, kështu që Aeroporti i Kabulit është i vetmi vend i kontrolluar nga qeveria përmes të cilit Afganistani mund të largohet./21Media

Back to top button